Lexo me shume

Rreth Fondacionit Agrinet

HistoriAgrinet është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare e krijuar në Shkurt, 2005 në Korce. Fillimet e saj i ka nga një program zhvillimi në vitin 2000, aktiviteti i të cilit ishte përmirësimi dhe zhvillimi i bujqësisë në Rajonin e Korçës.

Vizioni dhe misoniAgrinet ka për qëllim që në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë të marrë pjesë në një proçes të qëndrueshëm të zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor të komuniteteve që jetojnë në zonat rurale në bashkëpunim me sektorët ruralë, komunitetet e tyre dhe aktorë te tjere.

Struktura organizativeOrganizata Agrinet e ka zyrën qëndrore në Korçë. Gjithashtu përfaqësohet me dy zyra rajonale në Elbasan dhe Peshkopi

Partnerët dhe donatorët Aktivitetin e saj organizata e ka zhvilluar dhe vazhdon ta zhvilloje me partnerë dhe donatorë vendës dhe të huaj të interesuar për zhvillimin rural.


Fondacioni Agrinet aktualisht e zhvillon aktivitetin e tij në tre rajone, të cilët janë Korçë, Peshkopi dhe Elbasan duke përfshirë 16 shoqata të fermerëve nga këto rajone. Kryesisht këto shoqata meren me kultivimin e frutave, po ashtu edhe me kultura të tjera si vreshtari, dhe mbarështimin e blegtorisë. Gjithashtu Agrinet mbështet organizimin e shoqatave të reja të fermerëve dhe ndihmon në zhvillimin e tyre organizativ. Rëndësi të veçantë i kushtohet dhe pjesmarjes së grave fermere në aktivitete të ndryshme.
 

© Copyright 2013 Agrinet Albania