Skip to content
About
Projects
Success stories
Photo, Video
Contacts
About
Projects
Success stories
Photo, Video
Contacts
About
Chttps://agrinet.al/wp-content/uploads/2026/06/AgriNet-pdf-2.pdflick here
AgriNet Albania është një organizatë Shqiptare jo – politike, jo – qeveritate dhe jo – përfituese e regjistruar në muajin Shkurt të vitit 2005 me zyrat qëndrore në Korçë dhe aktive në rajonin e Korçës, Elbasanit dhe Peshkopisë.Visioni dhe misioniAgriNet ka për qëllim që në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë të marrin pjesë në një zhvillim të qëndrueshëm social, ekonomik dhe mjedisor të komuniteteve që jetojnë në zonat rurale në bashkëpunim me komunitetet e tyre dhe aktorëe e tjerë.AgriNet arrin misionin e tij nëpërmjet zbatimit të projekteve të ndryshme në fushën e zhvillimit rural të financuar nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe me anë të përfshirjes së komuniteteve, pushtetin lokal dhe organizata te tjera.AgriNet është aktiv në këto drejtime:1. Mbështet inisiativat e fermereve në organizimin e tyre në shoqata të bashkëpunimit (shoqata apo kooperativa) nëpërmjet ritjes së kapacitetit organizativ, dhënies së eksperiencave të përparuara, rregjistrimin ligjor të organizatave, (përfshi këtu: zhvillimin e statutit dhe miratimin e tij, si dhe kontratën e themelit);2. Siguron asistencë teknike në drejtim të teknollogjive bujqësore dhe mbareshtrimin e blegtorisë nëpërmjet kontributit të specialisteve të fondacionit dhe specialisteve të institucioneve të tjera bujqësore kombëtare dhe ndërkombëtare.3. Mbështet dhe lehtëson marketingun e prodhimeve bujqësore e blegtorale nëpërmjet vendosjes së kontakteve me tregëtaret, vizitave dhe pjësmarjes në ekspozita dhe panaire brenda e jashtë vendit.4. Nxit dhe mbështet pjesëmarjen e grave në aktivitetet prodhuese, sociale dhe ekonomike me qëllim ritjen e rolit të saj në fermë, familje e shoqëri;5. Nxit dhe mbështet pjesëmarjen e të rinjve në aktivitetet prodhuese, sociale dhe ekonomike me qëllim ritjen e interesit të tyre në bujqësi;6. Organizon grupet e fermereve për lobim dhe përfaqesim të interesave të tyre në organet dhe institucionet qëndrore dhe vendore;7. Merr pjese aktivisht në vendosjen e marrdhënieve me aktorë të tjerë dhe krijimin e rrjeteve të ndryshme të bashkëpunimit.Click here